Sigal

Sulmuesi i PSG-së Edinson Cavani vendoset në radhët e kampionëve si Ronaldo, Messi, Suarez, pasi tashmë mbart mbi supe fitoren e çmimit kombëtar “Golden Foot” ose siç quhet në shqip “Këmba e artë 2018”, trofe i cili përzgjidhet nga tifozët në faqen zyrtare të internetit ku këtë herë u zgjodh lojtari uruguaian.

“Në gjithë këto vite eksperiencë të karrierës time jam shumë i lumtur që kam arritur këtu ku jam sot. Është kënaqësi të dëgjosh që shumë ekipe të duan në skuadrat e tyre. Emocioni i kthimit në Napoli, në atë stadium dhe me ata njerëz që nuk i kam parë për një kohë të gjatë do të jetë një emocion i veçantë”, tha fillimisht Cavani.

Më tej lojtari shton për ndeshjen në Napoli ku u shpreh se: “Ndeshja kundër Napolit do të jetë shumë e veçantë për shkak të rëndësisë që ka ky klub në karrierën time. Kam kaluar tri vite fantastike në atë ekip, kam shumë kujtime të mira për atë moment të jetës sime dhe do të jetë edhe më e veçantë. Duke pasur parasysh se do të përballemi me njëri-tjetrin në një garë të rëndësishme si Ligën e Kampionëve, nuk mund të presim që të kthehemi në atë stadium dhe unë do të bëj më të mirën për PSG-në, pa dyshim do të jetë një ndeshje e shkëlqyer”,u shpreh 31-vjeçari.

Gjithashtu ai nuk la pa përmendur trajnerin Ancelotti ku tregoi se ishte shumë i lumtur për fjalët e këndshme të trajnerit:

“Kur një trajner me përvojë si Ancelotti të lavdëron është gjithmonë një emocion i madh, më bën aq të lumtur, jam i kënaqur të marr komplimente nga trajnerët e ekipeve të tjera, falënderoj atë për fjalët e tij të këndshme dhe nuk mund të presim ta takoj atë në Napoli Do të takohemi në pak ditë për Ligën e Kampionëve në Napoli” përfundon fjalën e tij kampioni.