Edi Reja, 250 mijë euro për 8 ndeshje

446
Sigal

Edi Reja do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij nga ana e FSHF-së, ndërsa mediat italiane kanë bërë publike dhe pagën që do të përfitojë italiani. Edi Reja do të ketë një kontratë afro 250 mijë euro për gjithë edicionin e eliminatoreve të “Euro 2020”. Kjo shumë do të jetë vetëm për të, ndërsa paga për ndihmësit e tij do të jetë më vete. Sipas asaj që është raportuar në media, 73-vjeçari kërkonte një pagë më të lartë, por Duka i ka premtuar një shpërblim prej 200 mijë eurosh në rast se kuqezinjtë kualifikohen në Kampionatin Evropian 2020. Reja e ka pranuar këtë marrëveshje pas shumë hezitimesh dhe tashmë pritet vetëm firmosja e kontratës.