Sigal

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Leganes në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të La Ligas. “Mbretërit” kanë vijuar serinë e rezultateve pozitive pasi kanë fituar edhe ndeshjen e tretë nga tre të tilla për këtë sezon në kampionatin elitar spanjoll. Pjesa e parë e ndeshjes foli më shumë për vendasit, por në fund të dyja skuadrat arritën ta tundin rrjetën. Fillimisht ishin lojtarët e Realit, të cilët kaluan në epërsi me anë të Gareth Bale (18′), por Guido Carillo (24′) barazoi nga penalltia duke i dërguar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 1-1.

Në pjesën e dytë, djemtë e Julen Lopeteguit arritën të dominojnë totalisht duke arritur të shënojnë tre gola dhe të vulosin fitoren. Ishte sulmuesi Karim Benzema i cili shënoi në minutën e 50-të pas asistit të Marco Asensios. Gjithashtu francezi shënoi edhe në minutën e 61-të pasi u shërbye nga Luka Modric. Në minutën e 66-të erdhi edhe goli i katërt për Realin, i cili u shënua nga Sergio Ramos nga penalltia duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar në këtë takim. Pas kësaj fitoreje, Reali e sheh veten në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Leganes renditet në vend të 19-të me vetëm 1 pikë.
Në ndeshjen e radhës, “Los Blancos” udhëtojnë drejt Athletic Bilbaos, ndërsa Leganes pret Villarrealin.