Edhe nje shqiptar në Serie A, Isnik Alimi shkon te Atalanta

496
Atalanta ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit nga Struga, Isnik Alimi. Shtohet “kolonia” shqiptare në Serinë A italiane, sepse Atalanta ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit nga Struga, Isnik Alimi.
Vetëm 21 vjeç, Alimi ka shkëlqyer në Lega Pro këtë sezon, ku ka qenë ndër futbollistët më të mirë të Lumexanes, duke luajtur 27 ndeshje dhe duke shënuar 2 gola (lojtari i gjashtë me më shumë minuta në skuadër, 1878 të tilla).
Alimi ishte te Lumexane në huazim nga Kievo, ndërsa tashmë bëhet pjesë e Atalantas, duke firmosur për 4 vitet në vazhdim. Deri në vitin 2012 Alimi ka luajtur me Maqedoninë U19, por prej pak javësh është pajisur me pasaportë shqiptare dhe është grumbulluar nga trajneri Skënder Gega me kombëtaren U21.
Sigal