Edgar Çani nuk ka ndërmend të largohet nga të kuqtë, sfidë me veten

68
Ka luajtur vetëm 130 minuta në Superiore me fanellën e Partizanit duke mos shënuar asnjë gol deri në këto momente, megjithatë Edgar Çani nuk ka në plan të largohet nga të kuqtë.
Sulmuesi, i ardhur me bujë nga të kuqtë me një pagë të majme prej 20 mijë eurosh në muaj, është larguar ditët e fundit drejt Italisë në klinikën që i ka operuar gjurin për të parë nëse është rikuperuar apo i duhet ende kohë që të jetë gati për të luajtur.
Në një situatë të tillë, futbollisti konsiderohej pothuajse i larguar nga të kuqtë, por burime pranë tij flasin për të kundërtën.
Çani mësohet se do të respektojë kontratën 2- vjeçare që ka firmosur me klubin dhe nuk ka në plane që të largohet, madje, tashmë e sheh Partizanin edhe si një sfidë të vetën personale, të cilën do ta fitojë me çdo kusht në vazhdim.
Sulmuesi shpreson që të rikthehet në fushë sa më shpejt dhe të japë kontributin e tij për të kuqtë. Burime pranë futbollistit kanë konfirmuar gjithashtu se ai ka marra edhe besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit që i kanë dhënë besimin lojtarit për të ardhmen.
Në ditët në vijim, Çani do të marrë edhe një përgjigje finale për gjendjen e tij dhe nëse gjithçka shkon mirë, do të kryejë përgatitjet e plota më ekipin.