Eden Hazard në historinë e Realit, zbuloni pagën e frikshme të tij

121

Tifozët e Realit i bënë një pritje madhështore Eden Hazard-it të enjten në mbrëmje në “Santiago Bernabeo”, pasi ishin të pranishëm mbi 50 mijë tifozë. Sulmuesi belg u transferua nga Chelsea për 100 milionë euro, plus 30 milionë euro bonus. Një shifër monstruoze që e bën atë futbollistin më të shtrenjtë në historinë e Realit.

Hazard ka firmosur një kontratë fareonike deri më 30 qershor 2024, që do t’i japë mundësinë që të përfitojë më shumë se 12 milionë euro që përfitonte tek Chelsea. Sipas mediave iberike shifra arrin pak më pak se 22 milionë euro në sezon.

Mesfushori belg në këtë mënyrë bëhet futbollisti më i paguar në historinë e Realit të Madridit. Deri më tani lojtari më i paguar ishte Gareth Bale për 17 milionë euro në sezon.

Eden Hazard do të fusë në xhepin e tij 1.8 milionë euro në muaj, 423 mijë euro në javë, 60 mijë euro në ditë, 2500 euro në orë, 41 euro në minutë, 0.69 në sekondë.