Eden Hazard: Kam ëndërruar si fëmijë të luajë për Real Madridin

457
Sigal

Eden Hazard është lojtari më i ri i Real Madridit.

Belgu ka bërë deklaratën e parë si lojtar i klubit mbretëror.

“Kam ëndërruar si fëmijë të luajë për Real Madridin. Mezi pres të fillojë gjithçka dhe të fitojë trofe me Realin. Thjesht dua ta shijoj këtë moment”, tha Hazard.

Por Hazard me nota humori tha se e ka problem gjuhën spanjolle.

“Kam një problem në Spanjë. Unë do të flas frëngjisht sepse spanjishtja ime nuk është shumë e mirë”, tha me shaka Hazard.

28-vjeçari ka nënshkruar me “Los Blancos” deri në vitin 2024 nga e cila do të përfitojë mbi 23 milionë euro në sezon.