E zbulon fizioterapisti, Salah ndërpret agjërimin për finalen e “Champions League”

541
Soccer Football - Premier League - Liverpool vs Huddersfield Town - Anfield, Liverpool, Britain - October 28, 2017 Liverpool's Mohamed Salah looks dejected after having his penalty saved Action Images via Reuters/Craig Brough EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. Please contact your account representative for further details.?
Sigal

Mohamed Salah, futbollisti që ka bërë një sezon spektakolar me Liverpool, ndryshe nga çfarë thonin mediat egjiptiane ka ndërprerë ramazanin për finalen e “Champions League”, e cila do të luhet nesër në orën 20:45.

26-vjeçari i “The Reds” po mban Ramazan që nga 16 maji, por ka vendosur ta ndërpresë për të qenë në 100% në finale dhe të mos ketë asnjë justifikim kur të zbresë në fushë.

Sipas Rubén Pons, fizioterapistit spanjoll të Liverpulit, Salah agjëroi në grumbullimin në Marbella për këtë supersfidë, por në dy ditët përpara finales së Champions-it është vendosur një plan i ri për yllin e skuadrës angleze. “Të enjte, të premte dhe të shtunë nuk ka agjërim për sulmuesin”, tha fizioterapisti për një radio spanjolle.

Një ndërprerje e tillë e agjërimit është e lejueshme pasi Salah ka qenë në udhëtim. Ditët mund të zëvendësohen pas përfundimit të Muajit të Ramazanit.