E vendos Erando karabeci, Kombëtarja U-21 mundet nga Tirana në “Selman Stërmasi”

556
Miqësorja e zhvilluar mes ekipit të Tiranës dhe ekipit Kombëtar të U-21 në “Selman Stërmasi” ka përfunduar me fitoren e bardhebluve me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos nga kapiteni i kryeqytetasve Erando karabeci që në fundin e pjesës së parë ekzekutoi saktë një penallti.
Ky takim shërbente si parapërgatitor për kombëtaren shpresa që më 10 tetor në “Elbasan Arena” luan ndaj Islandës sfidën kualifikuese të Europianit. Edhe pse rezultati nuk i buzëqeshi, ndeshja i ka shërbyer teknikut Alaban Bushi për të qartësuar idetë e tij në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë kundër islandezëve.
Sigal