E shtunë “vrastare” për pukjanët e naftëtarët, në mesjavë mbyllen verdiktet

735
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ Mbyllet sezoni 2017-2018, Kastrioti dhe Tirana në Superiore, Tërbuni e Naftëtari zbresin në Kategorinë e Dytë
Dita e shtunë i ka mbyllur ndeshjet e sezonit 2017-2018 në Kategorinë e Parë, në të cilat surprizat nuk munguan. Duke qenë se për dy skuadrat që kryesonin në Play-off, Kastrioti në Grupin A dhe Tirana në Grupin B, ngjitja në Kategorinë Superiore ishte e sigurt, e gjithë vëmendje e kësaj jave u përqendrua tek skuadrat e zonës Play-out. Kështu, me humbjen 0-1 në fushën e tij, Tërbuni i Pukës ishte skuadra e parë që i dha lamtumirën kësaj kategorie, ndërkohë që Vllaznia B, pas humbjes 2-0 në Burrel, do të jetë skuadra që do të luajë në Play-out me Orikun, që u rendit në vendin e 2-të në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Skuadra e Korabit ishte surpriza e kësaj jave, duke parakaluar katër skuadrat e tjera, pikërisht pas fitores në transfertën e Pukës. Ndërsa në Grupin B, në zonën Play-out, vëmendja ishte e përqendruar kryesisht në Peqin, ku u ndeshën dy skuadrat e vendeve të fundit, Shkumbini e Naftëtari. Për peqinasit, barazimi bënte punë, dhe këtë e arriti, duke diskutuar këtë mesjavë qëndrimin në Kategorinë e Parë me Veleçikun, skuadra e dytë e Grupit A të Kategorisë së Dytë. Ndërkohë që, në takimin e luajtur në Cërrik, Turbina-Iliria, u shënuan 8 gol me fitore të cërrikasve, të cilit e kaluan mbijetesën dy javë para mbylljes së Kampionatit. Nisur nga rezultatet përfundimtare të javës së 28-të, ja si janë verdiktet nga Kategoria e Parë në Kategorinë e Dyte: Veleçiku-Shkumbini dhe Vllaznia B-Oriku, këto do të jenë dy ndeshjet finale të Play-out-it, për skuadrat që do të luajnë në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm, si edhe ajo që do të luajë në Kategorinë e Dytë. Shkumbini u rendit në vendin e 4-t në zonën Play-out të Grupit B në Kategorinë e Parë, ndërsa Veleçiku u rendit në vendin e 2-të në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Të dyja këto skuadra do të ndeshen ditën e premte, datë 18 maj, ora 16:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërsa Vllaznia B, e renditur në vendin e 4-t në zonën Play-out të Grupit A në Kategorinë e Parë, do të ndeshet me Orikun, i cili pas fitores dje 3-0 me Albepetrolin, u rendit në vendin e 2-të në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 28-të
Të shtunën, 12 maj 2018 
Zona Play-off
Dinamo-Erzeni 0-3
Kastrioti-Egnatia 2-3
Besëlidhja pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 27 39
2. Egnatia 27 30
3. Erzeni 27 28
4. Besëlidhja 27 20 
5. Dinamo 27 14

Zona Play-out
Tërbuni-Korabi 0-1
Burreli-Vllaznia B 2-0
Besa pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Korabi 27 23
2. Burreli 27 22
3. Besa 27 22 
4. Vllaznia B 27 21
5. Tërbuni 27 19
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 28-të 
Të shtunën, 12 maj 2018 
Zona Play-off
Tomori-Apolonia 1-1
Tirana-Bylis 2-1
Pogradeci pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 27 42 
2. Bylis 27 29
3. Apolonia 27 24
4. Tomori 27 22
5. Pogradeci 27 22

Zona Play-out
Turbina-Iliria 5-3
Shkumbini-Naftëtari 1-1
Shënkolli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Iliria 27 23 
2. Shënkolli 27 22
3. Turbina 27 21
4. Shkumbini 27 16
5. Naftëtari 27 16
Ndeshjet finale
Datë 16 maj 2018
Finale/ Kategoria e Parë
Tirana-Kastrioti 17:00 
Datë 17 maj 2018
Finale/ Kategoria e Dytë 
Elbasani-Vora 17:00
(Në “Selman Stërmasi”)
Datë 18 maj 2018/ Play-out
Shkumbini-Veleçiku 16:30
(Në “Selman Stërmasi”)
Datë 18 maj 2018/ Play-out
Vllaznia B-Oriku 16:30
(Në “Niko Dovana”)
Datë 27 maj 2017
Finale/ Kupa e Shqipërisë
Skënderbeu-Laçi 19:00
Sigal