Klubet e mëdha janë të prirura që blerjet e tyre të goditura ti prezantojnë në mënyrë spektakolare dhe të bëjnë shumë bujë.

Por ajo çfarë ka bërë ekipi spanjoll i Villareal në prezantimin e futbollistit Santi Cazorla është mjaft e veçnatë. 33-vjeçari Cazorla është futur në fushë nëpërmjet një magjistari.

Ndërkohë Cazorla i cili për vite kishte qenë një nga mesfushorët e spikatur të Arsenal është shprehur i kënaqur për rikthimin në Spanjë.

“Jam mirë dhe dëshiroj të kthehem sa më parë në formë optimale. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, ku nuk më kanë harruar. Po e shijoj shumë këtë moment, kam shumë kujtime të bukura’, ka thënë futbollisti.