E rëndë/ Sportisti i jep fund jetës në sy të gruas

451
Sigal

Hendbollisti serb, Novak Boskovic, ka bërë vetëvrasje para syve të gruas së tij.

Boskovic ka luajtur në Izrael, ndërsa ka qenë anëtar i Përfaqësueses së Serbisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Televizioni “Pink” lajmëron se Boskovic e ka qëlluar veten me një plumb në kokë nga arma që e ka pasur me leje.

Në ato momente me hendbollistin në banesë ka qenë edhe gruaja e tij. Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen, shkruan Syri.

Boskovic ka luajtur në krah të djathtë, ndërsa në Kampionatin Europian të vitit 2016 shënoi 3 gola në ndeshjen kundër Francës.

Në Serbi ka luajtur për skuadrat si Crvenka, Vrbas dhe Priboj, ndërsa në arenën ndërkombëtare është paraqitur me skuadrat Maccabi, Hapoel, Tatabanya, Kopera, Dinamo e Bukureshtit.