Ish-trajneri i Argjentinës, i cili tashmë ndodhet në krye të pankinës së Dorados në Meksikë, Diego Armando Maradona, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në krye të skaudrës së tij kombëtare, me të cilën ka luajtur për shumë vite.

Në një intervistë, legjenda e futbollit teksa ka folur për eksperiencën e tij në krye të Argjentinës, ka shfaqur pakënaqësitë e tij lidhur me Presidentin Tapia të federatës, që sipas tij e ka ndihmuar për tu vënë në krye të sportit argjentinas.

Në intervistën e dhënë ndër të tjera ai thotë:

“A do të rikthehesha si trajner i Argjentinës? Nuk do ta bëj kurrë. Kërkonim një federatë të re dhe zgjodhëm president Tapian. Është edhe faji im, në atë kohë erdhi të më kërkonte ndihmë dhe unë i thashë po. Premtoi shumë gjëra, por nuk bëri asgjë dhe as denjoi të më telefononte.”, ndërsa e quan këtë akt si tradhti.

“Kjo është ajo që më ka mërzitur më shumë. Është një tradhti dhe unë tradhtarët do t’i pështyja në fytyrë.”, – u shpreh legjenda e futbollit argjentinas.