E pranon dhe Sergio Ramos: Kthesa e Barcelonës historike në të gjitha aspektet

479
Pas fitores në minutat e fundit ndaj Betis, kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos tha se ende kishte mbetur shumë ndeshje nga fundi i kampionatit dhe se lufta ishte e fortë. Ramos i pyetur nga gazetarët komentoi edhe fitoren e Barcelonës ndaj Paris Saint Germain.
Edhe pse pjesë e skuadrës rivale kryesore të Madrid, kapiteni i Los Blancos e pranon që përmbysja e rezultatit ishte diçka jashtë normales.

“Nuk kam shumë për të thënë. E kryen shumë mirë punën e tyre. Kthimi i rezultatit ishte hisotrik në çdo aspekt. Nuk mund të them që u gëzova. Por nuk do të ndryshojë gjë. Ne e kemi mendjen tek kundërshtari i radhës. Por nuk mund ta mohoj që fitorja e tyre ishte e mrekullueshme. Historike,” tha Ramos.

Barcelona mposhti me rezultatin 6-1 Parisin të mërkurën duke mundur të kualifikohet për në çerekfinalet e Champions League.
Sigal