E para veprimtari shkencore e edukimit sportiv, me përmasa ballkanike

762
Nga Agron KAJA
UMB “MARIN BARLETI”/ Sot në Hotel “Adriatik” në Durrës, për herë të parë në Shqipëri, organizohet Konferenca shkencore “Sporti Ballkanik-Zhvillime dhe perspektiva”
Sot në ambientet e Hotel “Adriatik” në Durrës, do të zhvillohet një Konferencë, e cila, si për nga natyra, ashtu edhe për nga përmasat e saj arsimore akademike, është e para e këtij lloji në Shqipëri. Konferenca shkencore “Sporti Ballkanik-Zhvillime dhe perspektiva”, një dritare progresi, në të cilën UMB-ja si organizatore nuk vjen rastësisht. Sigurisht që këtu, ky universitet vjen pas asaj pune që është bërë për sportin, ku për etikë duhet thënë se, dekani Dr. Robert Gjedia, dhe Prof.Dr. Gëzim Hadaj, kanë qenë nisiatorët, të cilët njëherësh gjetën mbështetjen e ideve të guximshme, dhe sipas instancave, më pas u bë e mundur që ato, duke qenë ballkanike e gjithëpërfshirëse të pranoheshin për t’u bërë pjesë edhe e kësaj sfere akademikësh e intelektualësh që drejtojnë universitete në Ballkan. . Natyrisht që në organizimin e kësaj veprimtarie, nuk duhet të lihen mënjanë emrat që e drejtojnë këtë institucion të arsimit të lartë në Shqipëri, Rektori, Prof. Dr. Marenglen Spiro, dhe zëvendësrektorja Zamira Çavo. 

Aktualisht, i gjithë Ballkani ka ecuri, këndvështrime e perspektiva, dhe këtu duhet të hyjë edhe sporti, brenda politikave që bëhen sot, ndaj në këtë Konferencë që zhvillohet sot, është menduar mbi të gjitha që të shpaloset historia e sportit tonë, arritjet e perspektivat, njëherësh dhe si do të arrihen sukseset e tjera. Ky është një synim i përgjithshëm i kësaj Konference, pas së cilës, natyrisht që do të dilet me detyra e objektiva të progresit.

Ka vite që UMB ka degën e vet të sporteve, njësoj si në universitetet e Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit, etj dhe organizimi këtu i kësaj Konference është një vështrim më i gjerë dhe më i avancuar, sportivo-akademik. “Sepse aty ka shkencë, ka statistikë, ka realitet por edhe perspektivë”, deklaroi dje Prof.Dr. Lluka Heqimi, në intervistën për gazetën “Telegraf”, duke e bërë edhe më njohëse këtë veprimtari tek lexuesit tanë.

Natyrisht që, puna paraprake për organizimin e Konferencës shkencore “Sporti Ballkanik-Zhvillime e Perspektiva” ka qenë e madhe, në kohështrirje të gjatë, nuk ka nisur sot në Hotel “Adriatik” në Durrës, pasi këtu ajo kulmon në potencialin e saj arsimor, akademik e sportiv. Pasi në UMB, të qartësojnë se e gjithë rruga e ndjekur ka qenë graduale dhe e mirëmenduar, e konsultuar si nisiativë në të gjithë treguesit e saj. Në këtë veprimtari ballkanike janë të ftuar të gjithë ata që u treguan të gatshëm për pjesëmarrje, të cilët njëherësh u bënë edhe një motiv i fortë për vendosmërinë e UMB-së në këtë organizim. Dhe një e veçantë e kësaj nisiative, ka qenë se UMB-ja është e gatshme ta paraqesë sportin në të gjitha trevat ballkanike, si një përvojë e re, sepse të gjithë kanë se çfarë ti japin njeri-tjetrit, por edhe çfarë të marrim nga njeri-tjetri. Ky mbetet një detaj i rëndësishëm i kësaj konference, ku këndvështrimi është më larg në zhvillimin e sportit ballkanik, sepse edhe vetë sporti është një bashkim vlerash.

Në këtë Konferencë do të marrë pjesë edhe një emër i madh që ka shkruar shumë për historinë e sportive shqiptare, italiani Xhovani Arminollta, i cili mund të konsiderohet si një referencë e gjallë e kësaj konference. Një shqipfolës që ka bërë almanak për sportin shqiptar, kjo është një referencë e tillë, brenda misionit të konferencës. Arminollta është treguar një njohës shumë cilësor me studimet e tij, me ide të sakta për çka ka shkruar në këtë histori. Aktualisht, UMB “Marin Barleti” merr pjesë në shumë aktivitete sportive kombëtare, si volejbollin e femrave që për pesë sezone ka “pushtuar” gjithë trofetë kombëtarë, si edhe minifutbollin, ku UMB zuri vendin e dytë, duke pasur në përbërjen e tij edhe golashënuesin më të mirë të këtij aktiviteti. Nuk mund të flasësh për UMB-në pa përmendur një emër, Presidentin e tij Gafurr Dudaj. Në të gjitha qarqet akademike dhe sportive të këtij institucioni arsimor, e vlerësojnë se ai është treguar një personalitet në ecurinë progresive të këtij universiteti, dhe për Konferencën Ballkanike është mbështetësi numër një, pa të cilin ndoshta nuk do të arrihej deri në zhvillimin e saj në Shqipëri.

Por UMB-ja e meriton të falënderohet për çka ajo ka bërë për sportin, jo vetëm në edukimin e studentëve, jo vetëm me skuadrat e individët që i ka në aktivitet, por edhe për projektin në gjurmimin e së ardhmes të sporteve të tjera në nivele elitare. Sepse janë shumë të rinj shqiptarë, sportistë e jo sportistë që vijnë në UMB, ndaj sot në Hotel “Adriatik” në Durrës, kjo Konferencë shkencore Ballkanike, jo vetëm që duhet vlerësuar, por duhet ndjekur për të marrë ekstraktin e saj.
Puna paraprake për organizimin e Konferencës shkencore “Sporti Ballkanik-Zhvillime e Perspektiva” ka qenë e madhe, në kohështrirje të gjatë, dhe nuk ka nisur sot në Hotel “Adriatik” në Durrës, pasi këtu ajo kulmon në potencialin e saj arsimor, akademik e sportiv
NJOFTIM
Sot më 20 maj 2017, ora 09:00 në Hotel “Adriatiku”, Durrës organizohet Konferenca shkencore “Sporti Ballkanik-Zhvillime & Perspektiva”
ORGANIZIMI I KONFERENCËS SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “SPORTI BALLKANIK-ZHVILLIME DHE PERSPEKTIVA”
Në kuadrin e bashkëpunimit rajonal dhe programeve ndërkufitare, Universiteti Marin Barleti (UMB) organizon një konferencë njëditore, me temën ‘Sporti Ballkanik-Zhvillime & Perspektiva’, më 20 Maj 2017, në Hotel Adriatik në Durrës-Shqipëri. Kjo Konferencë rajonale do të promovojë bashkësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e Integrimit Evropian. Këto universitete, të cilat ofrojnë programe të edukimit fizik dhe sporteve, si: Universiteti i Sporteve Tiranë; Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan; Universiteti “Luigji Gurakuqi” në Shkodër; Universiteti i Pizës-Itali; Universiteti i Prishtinës-Kosovë; Universiteti Shtetëror i Beogradit- Serbi; Universiteti Shtetëror në Maqedoni; Universiteti i Podgoricës në Mal të Zi, si edhe në bashkëpunim me Komitetet Olimpike të Shqipërisë, Kosovës, Greqisë, dhe Federatës së Futbollit Shqiptar, dhe UMB-së, do të prezantojnë në Konferencë historinë e zhvillimit dhe perspektivat e të sporteve të vendeve të tyre përkatëse. Si një pjesë përbërëse e përpjekjeve të Shqipërisë për të ndërtuar marrëdhënie më të mira midis vendeve ballkanike, ky aktivitet do të shërbejë gjithashtu si diplomacia më e mirë, për të kapërcyer dallimet gjuhësore dhe social- kulturore dhe do të forcojë kohezionin midis këtyre .

Dijetarë dhe kërkues shkencorë në lëmin e edukimit fizik dhe sporteve, mësues, ekspertë, gazetarë, personalitete të sportit, si edhe studentë janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë Konferencë. Konferenca do të shërbejë gjithashtu si një stimul për gjeneratën e re të këtyre vendeve për t’u frymëzuar nga arritjet sportive të paraardhësve të tyre. Në konferencë mund të paraqiten artikuj shkencorë dhe postera.

GJUHA E KONFERENCËS: Shqip dhe anglisht
KOMITETI ORGANIZATOR: 1. Prof.Dr.Lluka Heqimi; 2. Prof.Dr.Gëzim Hadaj; 3. Dr.Robert Gjedia; 4. Prof.As.Dr.Gavrosh Kavaja; 5. Msc.Sokol Jareci; 6. Msc.Silvana Delia; 7. Msc.Ilia Kuro; 8. Msc.Enkelda Braho

KOMITETI SHKENCOR: 1. Prof.Dr.Marenglen Spiro; 2. Prof.Dr.Lluka Heqimi; 3. Prof.Dr.Gëzim Hadaj; 4.Prof.As.Dr.Gavrosh Kavaja; 5. Prof.Dr.Albert Karriqi; 6. Prof. Dr.Andrea Gudha; 7. Dr.Robert Gjedia

Ju mirëpresim sot më 20 maj 2017, ora 09:00 në Hotel “Adriatiku”, Durrës.
Sigal