E papritur/ Pep Guardiola dëshiron të shtojë Daniele De Rossin në stafin e tij teknik tek Manchester City

457
Sigal

Mesfushori 36-vjeçar do të largohet nga Roma në fund të sezonit, por nuk ka thënë akoma se ku do të shkojë apo nëse do të largohet nga futbolli i luajtur.

Pep Guardiola dëshiron të shtojë Daniele De Rossin në stafin e tij teknik te Manchester City.

Ish-lojtari i përfaqësueses italiane do të ketë shumë oferta kur të largohet nga kryeqyteti, me “calciomercato” që raporton interesin e Cityt, duke shtuar se Guardiola do ta afronte me kënaqësi, por jo si futbollist.

Ndërsa Boca Juniors do të ofronte një kontratë futbollisti, po ashtu edhe klubet e MLS në Amerikë.