E papritur/ Gjici shkarkon trajnerin Armando Cungu

434
Sigal

Armando Cungu nuk do të jetë më trajner  i Kukësit. Pas disfatës në Korçë ndaj Skënderbeu, palët kanë njoftuar përfundimin e bashkëpunimit. Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindor nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare:

NJOFTIMI I KUKËSIT:

Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu. Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.

Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë! Që nga dita e sotme në krye të bankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu,  i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.