E pabesueshme, Juventus kërkon mbrojtësin shqiptar në janar

328

Kombëtarja e Shqipërisë mund të ketë në skuadër një mbrojtës të Juventusit në të ardhmen. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, që ka lënë menjëherë shenjë në sezonin debutues në Serie A. Futbollisti 19-vjeçar luan me Veronën, ndërsa realizoi edhe golin e tij të parë në kampionatin elitar të futbollit italian. Me paraqitjet e tij, mbrojtësi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Juventusit.

foto galeri

foto galeri

 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Në fillim e përditëshmja veroneze “Arena” zbuloi se “Zonja e Vjetër” e kishte nuhatur më parë talentin e Kumbullës, madje kishte tentuar ta transferonte atë për ta xhiruar më pas në skuadrën e të rinjve, që luan në Serie C. Por atëherë planet ishin prishur, ndërsa duke nisur nga merkato e janarit, kampionët italianë duhet të kthehen me një tjetër ofertë, këtë herë shumë të rëndësishme financiare.

Juventus V Hellas Verona Serie A

Kjo pasi vlera e futbollistit shqiptar është rritur ndjeshëm. Pas lajmit të gazetës së njohur veroneze, mediat të tjera lokale e kanë plotësuar atë me detaje të tjera, teksa sipas tyre edhe drejtuesit e klubit presin me padurim të ulen në tavolinë me “Zonjën e Vjetër”. Aktualisht, Marasha Kumbulla po rikuperohet nga dëmimi që pësoi në sfidën e fundit kundër Brescia.