E kërkon me ngulm Besiktasi, “gjiganti” i kombëtares sonë shënon në Itali

444
Sigal

Mbrojtësi i kombëtares sonë, Kastriot Dermaku më në fund ka gjetur rrugën e rrjetës gjatë këtij sezoni. 27-vjeçari, i cili më parë është thirrur edhe nga Panucci tek Shqipëria, shënoi për ekipin e Cosenzan në duelin ndaj Spezias.

Në pjesën e parë Cosenza kishte humbur një 11-metërsh, ndërsa për të siguruar fitoren, mendoi Dermaku, i cili në minutën e 55-të, shtyu një top pranë portës së kundërshtarit, të mbetur pas një goditje këndi.

Së fundmi interes të madh për Dermakun ka shprehur ekipi i Besiktasit dhe kjo si duket e ka motivuar edhe më shumë mbrojtësin shqiptar.