E diela e madhe e futbollit

515
Sigal

SUPERLIGA/ Sot me Besa-Kastrioti. Të dielën, superndeshjet Tirana-Skënderbeu dhe Teuta-Kukësi

Me ndeshjen e sotme, Besa-Kastrioti, nis edhe java e 21-të e Kategorisë Superiore, ndërkohë që gjashtë takimet e tjera do të luhen ditën e diel, ku spikasin Tirana-Skënderbeu dhe Teuta-Kukësi. Flamurtari ka sërish shansin për të kapur vendin e dytë, kjo e shoqëruar me suksesin e vlonjatëve kundër Luftëtarit e kombinuar me suksesin e kuksianëve ndaj durrsakëve.

Flamurtari hodhi një hap fals javën e kaluar kur barazoi 0-0 me Besën, duke lënë dy pikë tepër të çmuara në shtëpi, çka dhe i mohoi vendin e dytë, pasi dhe Teuta barazoi në Korçë me Skënderbeun. Tirana beson se, pas fitores 3-0 me Kastriotin në Krujë e ka rigjetur optimizmin, pikërisht përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme të saj, atë me Skënderbeun, që në një farë mënyre do të vendosë edhe për fatin e bardhebluve në Europë. Në stol do të jetë trajneri Nevil Dede, i cili pohoi se skaudra do të japë 200 për qind kundër Skënderbeut. Kur kanë mbetur edhe gjashtë javësh nga përfundimi i kampionatit dhe janë 18 pikë në lojë, Skënderbeu është shumë pranë titullit të tretë rresht kampion, pas atyre në sezonet 2010-2011 (me trajner Shpëtim Duron), 2011-2012 (me trajner çekun Stanislav Levi). Skuadra korçare ka një avantazh prej +11 pikësh ndaj durrsakëve. Kjo diferencë e bën ekipin e Mirel Josës të sigurt në fitimin e titullit dhe pjesëmarrjen për të tretin vit rresht në Ligën e Kampioneve, por “ujqërit e dëborës” dëshirojnë të prezantohen sa më mirë në të vetme ndeshje të tyre të luajtur në kryeqytet. Pjesa më e interesante e kampionatit është ajo që ka të bëjë me ekipet që do të luajnë në Ligën e Europës. Teuta, Flamurtari, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia synojnë pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Kuqezinjtë vlonjatë nëse kishin ndopak shpresa për ti dhënë jetë garës për titull, tani hedhin sytë tek vendi i dytë dhe pjesëmarrja në Europë. Një objektiv i ndërlikuar duke parë që java ka folur pikërisht për ndjekëset, pasi Kukësi, Tirana dhe Vllaznia kanë marrë pikët e plota, duke u rikthyer fuqishëm në garën për Europa Ligë. Fitorja e Kukësit ishte domethënëse pasi vulosi fatin e Shkumbinit që pas gati dy dekadash duhet të lërë elitën e futbollit shqiptar. Edhe pse matematika lë gjithçka të hapur, tashmë Apolonia, Tomori, Shkumbini dhe Luftëtari duken të destinuar për të luajtur në kategorinë e parë sezonin e ardhshëm. Lajm përbën fitorja e Tiranës, pasi në një nga periudhat më të këqija të saj gjen suksesin me djemtë e ri në fushën e lojës, ku evidentohet debutuesi caka në portën e bardhebluve. Tashmë me kreun thuajse të blinduar nga Skënderbeu dhe me katërshen e fundit që njeh fatin e vet, kampionati shqiptar do të fokusohet vetëm tek zona evropiane, ku Teuta, Flamurtari, Kukësi, Vllaznia dhe Tirana do të konkurrojnë për dy vende që të çojnë në Ligën e Europës.

Kategoria Superiore

Java 21

Sot, 06.04.2013

Besa-Kastrioti       14:00

Nesër, 07.04.2013

Flamurtari-Luftëtari 14:00

Shkumbini-Vllaznia   14:00

Tomori-Apolonia      14:00

Laci-Bylis           14:00

Tirana-Skënderbeu    17:00

Teuta-Kukësi         17:00

RENDITJA

1    Skënderbeu      20   49

2    Teuta           20   38

3    Flamurtari      20   36

4    Kukësi          20   36

5    Tirana          20   32

6    Vllaznia        20   32

7    Laçi            20   28

8    Kastrioti       20   28

9    Bylis           20   26

10   Besa            20   24

11   Luftëtari       20   18

12   Shkumbini       20   16

13   Tomori          20   9

14   Apolonia        20   9

Kategoria e Parë

Java 24

Sot, 06.04.2013

Besëlidhja-Tërbuni   16:00

Elbasani-Burreli           16:00

Butrinti-Dinamo      16:00

Ada-Iliria           16:00

Lushnja-Pogradeci    16:00

Kamza-Gramshi        16:00

Naftëtari-Himara           16:00

Të hënën, 08.04.2013

Partizani-Mamurrasi

RENDITJA

1    Lushnja         23   56

2    Partizani       23   44

3    Pogradeci       23   39

4    Mamurrasi       23   39

5    Tërbuni         23   36

6    Iliria          23   32

7    Burreli         23   30

8    Gramshi         23   30

9    Himara          23   29

10   Dinamo          23   28

11   Butrinti        23   28

12   Elbasani        23   25

13   Kamza           23   25

14   Ada             23   24

15   Besëlidhja      23   22

16   Naftëtari       23   17

Kategoria e Dytë

Java 15

Grupi A

Korabi-Vora          16:00

Domosdova-Sukthi           16:00

Turbina-Luzi 2008    16:00

Olimpik-Egnatia      16:00

Erzeni-Veleçiku      16:00

1    Veleçiku        14   33

2    Olimpiku        14   29

3    Vora            14   25

4    Sukthi          14   22

5    Luzi 2008       14   20

6    Korabi          14   19

7    Turbina         14   17

8    Domosdova       14   16

9    Erzeni          14   11

10   Egnatia         14   4

Grupi B

Delvina-Memaliaj           16:00

Sopoti-Këlcyra       16:00

Albpetrol-Gramozi    16:00

Tepelena-B.Sport           16:00

Përmeti-Skrapari           16:00