Statistika/ Ibrahimoviç tërheq tifozët më shumë së Ronaldo

737
Sigal

Që Zlatan Ibrahimoviç do të kishte një impakt të rëndësishëm mediatik për Milanin, këtë nuk e vuri askush në dyshim, por që të kalonte edhe ato të skuadrave që kryesojnë renditjen, këtë nuk priste askush.

Për herë të parë në këtë sezon, stadiumi “Rigamonti” i Breshias do të jetë i mbushur plot dhe sipas mediave italiane, merita është pikërisht e ibras.

Është konfirmuar se për ndeshjen e fundjavës ndaj Milanit janë të shitura të 19500 bileta dhe kjo nuk kishte ndodhur më përpara në këtë sezon edhe pse aty kishin luajtur ekipet e tjera të mëdha.

Një stadium ky ku Ibrahimoviç ka kujtime shumë të bukura, pasi aty ka shënuar golin e tij të parë në karrierë në Itali, kur vishte fanellën e Juventusit.

Efektin Ibra e kanë ndjerë tifozët, por sidomos Milani, siç pranoi trajneri Stefano Pioli.

“Ai është një vlerë e shtuar, sjellja dhe profesionalizmi që vë në fushë në stërvitje çdo ditë. Flasim për një kampion, një lojtar që është mes më të mirëve në botë.

Është i ndërgjegjshëm për rolin që duhet të ketë në ekip”, tha Pioli sot në konferencën e shtypit.

Ndoshta edhe këto vlerësime kanë bërë që tifozët e Breshias të vrapojnë drejt stadiumit për të parë 28-vjeçarin, siç nuk kishin bërë këtë edicion për Ronaldon apo Lukakun.