E bujshme, Tiago Silva pranë rikthimit në Serie A tek klubi i madh

503
Sigal

Thiago Silva është një nga mbrojtësit më të mirë aktualisht në futbollin Europian.

Mbrojtësi brazilian i Paris Saint Germain i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe deri më tani nuk ka pranuar rinovimin e saj.

Mediat në Francë e bëjnë të sigurt largimin e Silvës nga Parisi, teksa destinacioni më i afërt duket përsëri Milani.

Rikthimi i Tiagos do të ishte një lajm pozitiv për kuqezinjtë pasi do ti garantonte mbrojtjes së Milanit eksperiencë.