E bujshme/ Ja vendimi i fundit i PSG për Icardin

485
Sigal

Shifrat impresionuese dhe golat vendimtar e kanë bërë Mauro Icardin shumë shpejt një nga protagonistët kryesor tek Paris sen Germain.

Në 10 ndeshje argjentinasi ka shënuar 9 gola, 5 në kampionat dhe 4 në Champions duke fituar kështu zemrat e tifozëve parizien por edhe duelin me Edinson Cavanin. Statistikat flasin se Icardi ka një raport shumë të mirë sa i përket minutave të luajtura dhe golave të shënuar.

Për këtë arsye drejtuesit e Paris Saint Germain kanë vendosur që tani për të blerë përfundimisht kartonin e argjentinasit nga skuadra e Interit. Zikaltrit për t’u privuar nga shërbimet e Mauros kërkojnë 70 milionë euro.