E blenë për 40 mln euro, sulmuesi i Milan do të largohet në “Premier League”

501
Aventura e Andre Silva-s duket se është e destinuar të përfundojë te Milan pas vetëm 1 sezoni.
Sulmuesi portugez i cili u ble për 40 mln euro në Portugali nga skuadra e Porto-s nuk ka qenë i preferuari as i Montella-s dhe as i Gatusso-s dhe për këtë arsye po përgatitet të largohet, shkruan “Corriere dello Sport”.
22-vjeçari nga Portugalia ka shumë admirues në Europë, me të cilët edhe trajneri me të cilin ka punuar te Porto, Nuno Espirito Santo, sipas asaj që shkruan “The Sun”, që kërkon ta marrë me vete te Wolverhampton, ekipi që në sezonin e ardhshëm do të luajë në Premier League, pasi fitoi kampionatin Championship.
Sigal