Dzeko dhe Palmeiri gati për në Londër, goditje e dyfishtë e Chelsea-s për 60 mln euro

613
Chelsea është afër mbylljes së marrëveshjes për goditjen e dyfishtë te Roma. Me shumë gjasa ditët në vijim do të shohin Edin Dzeko dhe Ederson Palmieri t’i thonë mirupafshim verdhekuqve për t’u transferuar në Angli ku do të vihen në dispozicion të Antonio Conte-s.
Sipas “Daily Mail” klubet zhvilluan bisedime produktive të dielën në mbrëmje dhe diskutimet e mëtejshme janë planifikuar të hënën, me agjentët e Dzeko të gatshëm për të udhëtuar në Londër.
Dzeko ishte në formacion në sfidën kundër Interit, por drejtori sportiv i Romës, Monchi është shprehur: “Çfarëdo që të ndodhë le të ndodhë. Unë punoi çdo ditë për të patur lojtarë rezervë që zëvendësojnë futbollistët tanë, puna ime është të përforcoi klubin. Nëse Dzeko do të largohet nga Roma ne do të blejmë një futbollist tjetër.”
Këto komente të lënë përshtypjen se mes palëve një marrëveshje është arritur dhe boshnjaku ka dëshirë për t’u larguar në Londër.
Mirëpo sulmuesi shtatlartë do të marrë me vete edhe brazilianin Palmeiri. 23-vjeçari ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi i ligamenteve por Chelsea me dëshirën e Conte-s i ka ofruar italianëve 60 mln euro, të cilat 10 janë të parashikuara të jepen me bonuse.
Në Angli e shohin si të kryer transferimin e dy lojtarëve në Londër pasi Roma do t’i shesë ata për të rregulluar “Fair-Play Financiar”.
Sigal