Dybala te Tottenham? Juventus merr vendimin përfundimtar

573
Sigal

Paulo Dybala do të qëndrojë të Juventusi. Klubi bardhezi ka vendosur për të refuzuar ofertën e Tottenhamit të bërë në orët e fundit, teksa klubi londinez arriti një marrëveshje edhe me argjentinasin.

BBC raporton se klubi bardhezi nuk dëshiron që ta shesë “La Joya”-n në këtë moment, ndoshta e ndikuar edhe nga oferta prej 75 milionë euro e klubit anglez.

Dy pistat e vetme në rast largimi për Dybalan mbeten vetëm PSG dhe Inter, teksa me zikaltërit mund të përfshihet në një shkëmbim me Icardin, edhe pse duket një operacion i vështirë të realizohet.