Sigal

Paulo Dybala ka synime të qarta në karrierën e tij. Sulmuesi i Juventusit synon që të bëhet futbollisti më i mirë në botë, por mes lojtarëve tokësor, pasi Messi dhe Ronaldo janë nga një tjetër planet.

“Messi dhe Ronaldo, referuar viteve, duhet të kishin fazën e rënies në karrierë, por në fakt të dy po bëjnë ende gjëra të jashtëzakonshme. Messi dhe Cristiano janë jashtë normales. Qëllimi im është që të jem i pari në mesin e normalëve. Topi i Artë”? Varane duhet ta fitojë për titujt, por mendoj se do të shkojë për Modric.

Pa diskutim, jemi më të fortë se sezonin e kaluar. Po të kishim kaluar Real Madridin, sipas mendimit tim, do ta kishim fituar Ligën e Kampionëve edhe sezonin e kaluar. Madrilenët nuk kishin një ekip më të fortë se ne.

Unë mendoj se paraqitja jonë ndaj Real Madridit e ka nxitur Ronaldon të vijë te Juventusi. Në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”, Ronaldo e kuptoi forcën tonë dhe bëri zgjedhjen e tij. Ai është shumë inteligjent dhe i sheh gjërat para të tjerëve. Personalisht, kam qenë i befasuar për shkak të thjeshtësisë së Ronaldos, pasi e kam njohur nga afër.

Nëse e shikoni atë në rrjetet sociale dhe televizion, krijoni ide të ndryshme. Por, në të vërtetë është shumë i qetë, bën shaka dhe na trajton të gjithëve në të njëjtën mënyrë. Fillimisht merreshim vesh me të përmes Cancelo, prej gjuhës, por tani e flet italishten më mirë se ai”, deklaroi Dybala në intervistën e dhënë për “Gazzeta dello Sport”.