Dybala jashtë, shpërthen i vëllai: Argjentinën e bëjnë gazetarët!

133
Paolo Dybalës nuk i kanë bërë punë golat deçiziv së fundmi me Juventusin dhe potenciali që zotëron pasi trajneri i Argjentinës e ka lënë jashtë kombëtares. Jorge Sampaoli nuk nguroi të lëshonte edhe disa thumbime për mëngjarashin duke u shprehur se ‘mendonte se ai ishte një lojtar i madh’.
Këto deklarata dhe kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak vëllait të futbollistit të Juventusit i cili gjithashtu është edhe menaxheri i tij. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gustavo Dybala, ka sulmuar ashpër trajnerin dhe jo vetëm për mungesën e emrit të vëllait të tij në listë.
Gustavo në ‘tëitter’ ka shkruar: “Çfarë mëkati! Gazetarë dhe drejtues kanë ‘armatosur’ një skuadër.”
Nënteksti është i qartë: gjithçka e vendosur në tavolinë, nuk bëjnë punë paraqitjet. Tani pritet përgjigja e Sampaolit.