Sigal

LIGA E KAMPIONËVE-Janë mbyllur pjesët  e para në sfidat e Ligës ë Kampionëve, në takimet e parashikuara për t’u luajtur në këtë orar.

Skuadra e Juventus edhe pse pa Cristiano Ronaldon në fushë, vijon rrugën e qetë drejt fitores së dytë dhe kësaj here forcën e tregoi me skuadrën zvicerane të Jang Bois.

Zonja e vjetër është në avantazhin e dy golave, të cilët kishin një autor dhe ky ishte argjentinasi Paulo Dibala. Ndërkohë në sfidën tjetër, e cila po luhet në Gjermani mes Hofenheim dhe kampionëve të Angisë, Manchester City, 45’ minutat e para kanë përfunduar në paqe duke shënuar nga një gol secili ekip.