Dy portierë dhe dy sulmuesë, ja 4 të pazëvendësueshmit e Kategorisë Superiore

471
Kur janë luajtur 22 javë kampionat, Kategoria Superiore numëron vetëm 4 lojtarë të pazëvendësueshëm që nuk kanë humbur asnjë minutë.
Bëhet fjalë pikërisht për dy portierët, Adis Nurkoviç i Flamurtarit, Gentian Selmani i Laçit si dhe 2 sulmit, Myrto Uzuni dhe Fatjon Sefa. Pavarësisht ndryshimeve në stafet respektive, 2 futbollistët e Laçit dhe Sefa i Lushnjës, nuk janë zëvendësuar në asnjë takim.
Javën e fundit, nga lista e të pazëvendësueshmit u s’kualifikuan, mbrojtësi Gjoni, i cili në përballjen ndaj Kukësit qëndroi në stol si dhe kapiteni i Luftëtarit, Orjad Beqiri, i cili nuk u aktivizua për shkak të një problemi muskulor.
Ngelet për tu parë me mjaft interes, se cilët do të jenë futbollistët që do t’i rezistojnë deri në fund kësaj liste dhe a do të s’kualifikohet ndonjëri prej tyre, në përballjet e kësaj jave.
Sigal