Dy gola për 5 minuta, Shqipëria U-21 fiton duelin ndaj Kosovës U-21

501
Sigal

“Shpresat” e Alban Bushit më në fund japin shpresa. Kuqezinjtë kanë arritur që të fitojnë 2-1 vëllazëroren ndaj Kosovës, në duelin e 21-vjeçareve të luajtur në “Elbasan Arena”.

Pas një pjese të parë shumë të mirë, ku vetëm ndërhyrjet e portierit Smakiqi bënë që rezultati të mbetej 0-0, në të dytën, pikërisht 15 minuta nga fundi, fillimisht do të shënonte Tafa dhe 5 minuta më pas do të gjente golin edhe Muçolli.

Kosova ndërkohë shkurtoi diferencën me anë të Baftiut, por nuk pati kohën e duhur për të kërkuar barazimin. Me këtë fitore, Shqipëria U-21 ngjitet në kuotën e 5 pikëve në grup pas 5 ndeshjesh.