Dy gola në fundjavë, Muriqi përfshihet së bashku me ish-lojtarin e Liverpul në formacionin e javës

142

Vedat Muriqi ishte sërish protagonist në radhët e Fenerbahçes.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës realizoi një dygolësh në sfidën e fituar nga të tijtë me rezultatin 5-2 ndaj skuadrës së Gençlerbirligi.

25-vjeçari, edhe pse nuk ka shumë që është rikthyer pas një dëmtimi, sërish e ka vazhduar aty ku e ndërpreu kampionatin.

Falë këtij dygolëshi, Muriqi është përfshirë edhe në formacionin më të mirë të javës në Superligën turke.

Ish-futbollisti i Besës dhe Teutës në Kategorinë Superiore është së bashku me ish-sulmuesin e Liverpul, Daniel Starixh që aktivizohet me Trabzonsporin.

Ndërkohë, një tjetër sukses për Muriqin është edhe renditja në krye të golashënuesve në Turqi, ndërsa në këtë formë vazhdon të zgjojë interesimin e shumë klubeve të mëdha europiane.