Dy çmime në një ditë, Messi s’ka të ndalur në ecurinë individuale

471
Sigal

Lionel Messi është një nga legjendat aktive të botës së futbollit, aktualisht ylli i skuadrës së Barcelonës. Ai nuk di të ndalet në ecurinë individuale, ndërsa sot ka marrë sot çmimin si golashënuesi më i mirë i sezonit 2017-18, i njohur ndryshe me emrin “Pichichi”. “The Goat” ishte autori i 34 golave në La Liga sezonin e kaluar, ndërsa ky është trofeu i pestë për Messin në Spanjë. Po ashtu Messi mori edhe çmimin “Lojtari i Vitit” që mban emrin e Alfredo Di Stefano.

Pas marrjes së çmimit ai u pyet se cili është goli i preferuar i tij, ku ai u shpreh se nuk i kujtohen por golat nuk shihen nga bukurua por rëndësia e tyre.

“Nuk më kujtohen shumë, por mendoj se rëndësia e golave vlen më shumë se bukuria”, – tha Messi.

Ndërkohë duke u ndalur tek konkurenca në La Liga, ai u shpreh se “Është më konkurruese se çdo sezon tjetër. Kjo është mirë për të gjithë, edhe për tifozët është mirë”.