Duka: S’jemi ne shkaktarët e dhunës në Beograd…!

522
Dje në Shqipëri të gjithë kanë qenë me sy e veshë nga zyrat e Këshillit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, atje ku shqyrtohej çështja e ndeshjes së 14 tetorit në Beograd mes Serbisë vendës dhe Shqipërisë. Shqiptarët, për shkak të dhunës që kanë pësuar dhe për shkak të represionit edhe nga forcat e sigurisë në stadiumin e Beogradit, kërkojnë të marrin trepikëshin e munguar nga Komisioni i Disiplinës dhe Apelit nga UEFA. Për gjithçka që ka ndodhur në Lozanë, atje ku janë thirrur si dëshmitar dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, apo dhe trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka dhënë dhe një intervistë për Zërin e Amerikës, të cilën gazeta “Telegraf” po sjellë të plotë. Tashmë pritet që vendimi i Lozanës të vijë pas 30-40 ditësh e deri të atëherë të gjithë mbesin në ankth. 
– Një përmbledhje të shkurtër të kërkesës zyrtare në lidhje me ndeshjen me Serbinë, përmbajtja dhe çfarë provash e keni mbështetur atë…
– Që në ankimimin e Federatës Shqiptare të Futbollit në Komisionin e Apelit në UEFA-së dhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportive në Lozanë ka qenë i njëjti qëllim. Ajo që Shqipëria të arrijë të marrë 3 pikët, sepse ndeshja nuk është ndërprerë për shkak të ekipit tonë. Por është ndërprerë për shkak të dhunës së huliganëve, të cilët ndodheshin në stadium.Faktikisht është Federata e Futbollit të Serbisë përgjegjëse për organizimin e ndeshjes, ndërsa pala jonë ishte pa spektatorë në Beograd.
– Si u zhvillua dje seanca gjyqësore në Lozanë?
– Rreth orës 8:00 të mëngjesit ka filluar seanca dëgjimore me dëshmitarët e thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit, si dhe nga pala serbe. Deri në orën 18:00 janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët. E kjo që nga kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Lorik Cana, trajneri i kombëtares sonë, Xhani De Biazi, kapiteni i ekipit serb, si dhe një zyrtar i sigurisë në stadiumin e Beogradit. Pyetjet e dëshmitarëve po bëhen për të qartesuar të vërtetën se çfarë ka ndodhur realisht në Beograd mbrëmjen e 14 tetorit. Është kohë pushimi dhe trupi gjykues do të marrë kohën e vet për vendimin.
– Sa gjasa ka që kërkesa e Shqipërisë të njihet dhe a ka precedentë të rrëzimit nga ana e kësaj gjykate të vendimeve të UEFA-s? 
– Është një gjë qe e kemi përsëritur duke thënë që kemi 100 % të drejtë,dhe nuk kemi refuzuar as për të luajtur dhe as për të hyrë në fushë. Një pjesë e lojtarëve tanë janë dhunuar nga forcat e sigurisë dhe tifozët serb. Dhe nuk ka pasur asnjë urdhër nga arbitri i ndeshjes për ta vazhduar këtë ndeshje, e cila në ato kushte nuk ishte e atillë për t’u luajtur. 
– Së fundi, kur pritet që të dalë vendimi?
– Unë besoj se do të marri kohe, pasi nuk na është thënë një gjë e qartë nga drejtuesit e seancës për një vendim të tillë, që shpresojmë se do të jetë dhe duhet të jetë në favorin tonë..
Cana nuk ndryshon asgjë në dëshmi
Lorik Cana iu përmbajt deponimeve të fillimit duke rezultuar bindës për panelin. Cana deklaroi se ishte e pamundur që të luhej ajo ndeshje dhe aty gjithçka që mund të mendonin futbollistët shqiptarë ishte për jetën e tyre, pasi ishin seriozisht të kërcënuar . Cana ka shpjeguar se i ka gjetur shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes të dëmtuar fizikisht, por edhe moralisht dhe në atë gjendje ka qenë e pamundur që të mendohej për futbollin. Cana, veç të tjerash, ka deklaruar se ka qenë e vështirë për futbollistët shqiptarë që të futeshin në dhomat e zhveshjes, pasi në tunel janë goditur nga forcat e sigurisë së stadiumit, ndërkohë që ai vetë ka qenë i kafshuar në dorë nga tifozi që hyri në fushë.
De Biazi: Në stadium u lëshua luani
“Nëse në një Kopsht Zoologjik lëshojnë nga kafazi luanin duhet të ikim me vrap të shpëtojmë, ashtu na ndodhi edhe neve. Nuk kthehemi dot në fushë se kishin hapur dyert e kafazeve. Na goditën e kjo jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, që për mua është goditja më e rëndë. Unë kisha vetëm një objektiv, të ktheja djemtë e mi në shtëpi shëndoshë e mirë. Mua dhe askujt nga ne nuk na kërkoi askush të kthehemi në lojë. Nëse duhej të ktheheshim në fushë për të rrezikuar jetën ndoshta do e bënim, por nëse do të na e kërkonin diçka të tillë”. Pyetjes së avokatit serb: “Po nëse do të vija unë dhe do t’iu thoja që luani është futur sërish në kafaz dhe do të vinit?, De Biasi iu përgjigj: ”Atëherë do të të thoja futu ti i pari”.


FSHF vendos, të gjitha ndeshjet të shtunën 
Federata Shqiptare e Futbollit dje ka vendosur që të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore për pesë javët e mbetura do të luhen të shtunën dhe në të njëjtin orar. Që do të thotë se nuk do të ketë javë të mërkurën më 6 maj, por do të luhet më 25 prill, 2 maj, 9 maj, 16 maj dhe 23 maj. Ndërkohë finalja e Kupës së Shqipërisë do të jetë më 30 maj, që do të bëjë dhe mbylljen e sezonit, ndërsa ndeshjet e kthimit të raundit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë luhen të mërkurën e ardhshme. Ja dhe kalendari i Kategorisë Superiore për pesë javët e mbetura
Java e 32-të (25 prill 2015)
Apolonia – Vllaznia
Flamurtari – Elbasani
Tirana – Laçi
Teuta – Partizani
Kukësi – Skënderbeu
Java e 33-të (2 maj 2015)
Kukësi – Apolonia
Skënderbeu – Teuta
Partizani – Tirana
Laçi – Flamurtari
Elbasani – Vllaznia
Java e 34-tërt (9 maj 2015)
Apolonia – Elbasani
Vllaznia – Laçi
Flamurtari – Partizani
Tirana – Skënderbeu
Teuta – Kukësi
Java e 35-të (16 maj 2015)
Teuta – Apolonia
Kukësi – Tirana
Skënderbeu – Flamurtari
Partizani – Vllaznia
Laçi – Elbasani
Java e 36-të (23 maj 2015)
Apolonia – Laçi
Elbasani – Partizani
Vllaznia – Skënderbeu
Flamurtari – Kukësi
Tirana – Teuta
Kombëtarja U-17 e Mustedanagiç, turne miqësor në Austri
Kombëtarja U-17 e Shqipërisë e trajnerit Xhemal Mustedanagiç është grumbulluar që ditën e djeshme në Resortin “Tropikal”, teksa përgatitet për të marrë pjesë në një turne miqësor në Austri, i cili nis më 24 prill dhe përfundon më 1 maj. Sipas kalendarit, që është zyrtarizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj në internet, më 25 prill në ora 15:00 Shqipëria U-17 do të jetë përballë Meksikës. Një ditë më pas, po në ora 15:00, do të luajë me vendësit e Austrisë, kurse më 27 prill në ora 17:00 do të jetë përballë Brazilit. Nuk duhet harruar që më 17 dhe 19 mars, në Tiranë e Durrës, kombëtarja U-17 e Shqipërisë ka pasur dy përballje me U-15 të Italisë, teksa është mundur 1-3 dhe ka barazuar 0-0. Dhe për këto tre ndeshje miqësore, Xhemal Mustedanagiç ka thirrur: Everest Braçe (Skënderbeu), Lirim Kastrati (Roma), Kristian Ndoj (AF Brians), Anio Poçi (Aris Selanik), Arman Sykaj (Juventus), Stefan Abara (Olimpiakos), Vangjel Gjerko (Skënderbeu), Geron Toça (Iraklis), Sokol Ymeraj (Apolonia), Frenci Qerosi (Inter), Vendi Mara (Skënderbeu), Eni Xhafaj (Olimpiakos), Dionis Çikani (Panathinaikos), Spiro Biraku (Apollon), Igli Doko (Panathinaikos), Sauro Selimi (Specia), Esat Kalaja (Bolonja), Ismet Sinani (Milan), Shaban Gashi (Torino), Ledion Selahi (Anderleht), Marash Kumbulla (Verona), Kristi Kullaj (Varegem), Fatlum Kurtulaj (Vllaznia), Amer Duka (Teuta)
Sheta shpëton Laçin, sot ndeshjet e radhës
Arjan Sheta, qendërmbrojtësi i Laçit, i ka dhënë një trepikësh të rëndësishëm për kampionatin skuadrës së Armando Cungut, ndërsa goli i tij në të 60’ka vlejtur sa për të mundur Teutën, e cila është përsëri në ankthin e mbijetesës teksa kanë mbetur dhe pesë javë deri në përfundim të edicionit të Kategorisë Superiore. Ndeshja ka nisur me një epërsi të lehtë të Teutës, e cila ka këmbëngulur për të shënuar. Por me kalimin e minutave kurbinasit kanë fituar terren e përtej përpjekjeve të të dy skuadrave pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, 0-0. Në pjesën e dytë gjithçka është zgjidhur prej Shetës, kurse ndeshja ka pasur dhe “xixa”mes lojtarëve si pasojë e së cilës nga xhepi i gjyqtarit janë nxjerrë tre kartonë të verdhë. Sot do të luhen të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore, atje ku në qendër të vëmendjes është Partizani – Kukësi, që do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”
Java e 31-të e Kategorisë Superiore
Laçi – Teuta 1-0
Elbasani – Tirana 18 prill ora 14:00
Vllaznia – Flamurtari 18 prill ora 14:00
Partizani – Kukësi 18 prill ora 17:00
Skënderbeu – Apolonia 18 prill ora 17:00
Renditja
Skuadra N F B H Golaverazhi P
Skënderbeu 30 19 6 5 48-16 63
Kukësi 30 19 5 6 47-20 62
Tirana 30 18 6 6 39-20 60
Partizani 30 18 5 7 33-21 59
Laçi 31 16 9 6 37-16 57
Flamurtari 30 9 7 14 24-28 34
Vllaznia 30 11 3 16 25-33 33
Teuta 31 8 2 21 26-45 26
Apolonia 30 5 4 21 11-47 19
Elbasani 30 4 1 25 15-59 13
Sigal