Duka: Nuk më interesojnë pikët nga Apeli, Shqipëria objektiv kualifikimin

412
Sigal

Ajo që ndodhi në Beograd 14 tetorin e kaluar nuk ka aspak të bëjë me futbollin.Njerëzit hyn në fushë dhe rrihnin lojtarët, nuk kishte aspak siguri dhe ishte e pamundur të luaje.Kështu ka deklaruar Presidenti i Federatës Shqiptare te futbollit Armand Duka në studiot e “Sky Sport. Kur pyetet se ç’farë pret nga Apeli Duka thotë: “Nuk më intereson shumë se kujt do t’i shkojnë tre pikët ajo që ka rëndësi është rikrijimi i kushteve për të luajtur futboll. Për ndeshjen e kthimit ndaj Serbisë kemi edhe një vit kohë dhe do bëjmë gjithçka që të tregojmë një tjetër futboll.

Nesër Shqipëria luan për herë të parë me Italinë në një ndeshje miqësore dhe Duka sqaron: “Futbolli italian nuk është i njëjtë si 10 vite më parë pasi skuadrat italiane vuajnë në Europë. Gjithsesi Kombëtarja e kaltër mbetet një skuadër e madhe pavarësisht se nuk do të jenë më të mirët, 25-30 lojtarët që ka grumbulluar Conte janë shumë të mirë dhe për ne do jetë një ndeshje shumë e vështirë.

Shqipëria nuk mund të konsiderohet më një skuadër e vogël dhe Duka përsërit objektivin kualifikimin në Europian: “Jemi në një grup shumë të fortë me Portugalinë, Serbinë, Danimarkën dhe Armeninë dhe duhet të bëjmë maksimumin. Objektiv kemi kualifikimin për në Francë”. Në fund presidenti ka edhe komplimenta për trajnerin De Biasi: “Kemi tre vite që punojmë me De Biasin. Është një trajner shumë i mirë që e ka ndryshuar shumë Kombëtaren tonë. Një njeri serioz dhe jemi shumë të kënaqur me të.  Nëse bëhet një sondazh 90% e shqiptarëve do të shpreheshin të lumtur me punën e tij” përfundon presidenti Duka