Duka, nënkryetar i “Hartrik” në UEFA

77
Duke filluar nga data 1 Korrik 2017, Presidenti i FSHF-së Armand Duka do të jetë me një pozicion të ri, në Komisionet e organizmit të futbollit evropian, me detyrën e nën/kryetarit të Komitetit “Hattrick” në UEFA. Ky është një vlerësim i lartë në drejtim të kreut të futbollit për këtë përgjegjësi të re, duke marrë parasysh këtu edhe faktin që kryetarët dhe zv/kryetarët e Komiteteve të UEFA-s janë përgjithësisht, edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv.