Duka: Fitorja është një detyrim, rruga jonë është drejtë “Francë 2016”

508
Ndeshja e radhës e Kombëtares i ka përfshirë të gjithë kohët e fundit, e sigurisht që përjashtim në këtë rreth nuk ka si të bëjë presidenti i Federatës, Armand Duka. I pyetur në lidhje me këtë ndeshje, ai nuk ka ngurruar që të japë përgjigje, por edhe të motivojë lojtarët, në një mënyrë a në një tjetër. “Ndeshja me Armeninë është ndeshja më e rëndësishme e këtij edicioni. Jo vetëm për faktin se i tillë është pozicioni në klasifikim por edhe për faktin se Armenia është një kundërshtar shumë i rrezikshëm, një kundërshtar i cili ka zhvilluar ndeshje të mira jo vetëm në këtë edicion por edhe në të kaluarën. Pra është një kundërshtar për t’u respektuar por gjithsesi për t’u mundur”.
Por pavarësisht asaj më sipër, Duka nuk sheh zgjidhje tjetër përveç fitores për skuadrën, duke kërkuar nga ata maksimumin. “Kombëtarja jonë nuk ka alternativë tjetër. Duhet ta fitojë këtë ndeshje. Duhet të bëjë maksimumin. Se si bëhet ky maksimum dhe si arrihet te rezultati, të gjithë futbollistët janë profesionistë po ashtu dhe trajneri i tyre dhe gjithë stafi dhe duhet të na dhurojnë një trepikësh që padyshim na jep shpresë për Francë 2016”, tha presidenti, duke dhënë kështu edhe mendimin e tij në lidhje me këtë takim të shumëpritur. 
Sigal