Duka: E deklaroj të hapur Asamblenë, shpresoj të bëni zgjedhjen e duhur!

479
Kreu i FSHF-së, Armand Duka ha hapur punimet e Asamblesë së Përgjithshme, teksa ka dhënë deklaratën e parë.
“Ky takim i përvitshëm sot thërret Asamblenë për të zgjedhur presidentin e ri. Jemi këtu bashkë për të marrë vendime të rëndësishme përveç bilancit që bëjmë çdo vit. Jemi koshient për atë që kemi arritur, por dhe të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen. Futbolli prodhon emocione dhe sfida, por dhe ngjarje që nuk mund të mungonin. Shpresoj që të bëni zgjedhjen e duhur duke vlerësuar kandidaturat që janë shprehur të gatshëm për të garuar. Duke ju falënderuar për pjesëmarrjen dhe vlerësimin dhe punën tuaj, më lejoni ta deklaroj të hapur punimet e sotme të Asambles”, tha Duka.
Sigal