Duka dhe Panuçi, mesazh solidarizues për trajnerin e Seviljes

585
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, me anë të një letre i kanë shprehur solidarizimin e tyre dhe kurajën, trajnerit të Seviljes, Eduardo Berizzo, në lidhje me diagnostikimin e tij më të fundit nga ana e stafit mjekësor spanjoll. Tekniku spanjoll do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të mëtejshme kirurgjikale, dhe në mesazhin klubit të Seviljes, Duka shpreh solidaritet. “I nderuar Z. Berizzo! Ndihem thellësisht i prekur për lajmet më të fundit për shëndetin tuaj. Me këtë rast, së bashku me trajnerin e ekipit tonë kombëtar Kristian Panuçi, ju shprehim mbështetjen tonë në kalimin e kësaj situate shëndetësore nga ana juaj”.
Sigal