Sigal

Gjermania është duke kaluar një moment delikat, pasi është mposhtur nga Holanda me rezultatin e thellë 3-0. Ndërsa sonte do të përballet me kampionët e botës, Francën, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dështimi në Kupën e Botës që u zhvillua në Rusi nuk solli penalizime për trajnerin Joachim Low, ndërsa tani rrezikon seriozisht të shkarkohet nga posti nëse nuk arrin fitoren ndaj Francës.

Katër herë fituesit e Botërorit nuk kanë arritur asnjë fitore në Ligën e kombeve dhe kjo mund të sjellë pasoja. Low do të përballet me tri mundësi pas ndeshjes së të martës. Një fitore ose një barazim do ta shihte atë ende në pankinë, por një humbje do ta çonte drejt shkarkimit.