Drejtuesit e Real Madridit mahniten nga 18-vjeçari japonez

215

Reali i Madridit është gati të afirmojë yllin e ri, Takefusa Kubo, i cili mësohet se ka impresionuar stafin teknik në seancat stërvitore të zhvilluara në Montreal.

Japonezi Kubo, vetëm 18 vjeç, nënshkroi për Los Blancos në qershor për rreth 2 milionë euro.

Ai krahasohet për nga talenti me Vinicius Jr, i cili u ble nga Reali 39 milionë euro verën e kaluar, duke u bërë menjëherë pjesë e ekipit të parë.

Sipas “AS”, që i ka rezervuar Kubos faqen e parë, japonezi me shumë mundësi do të shfaqet në foton zyrtare të ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.

Gazeta spanjolle gjithashtu raporton se Barcelona është e frustruar për humbjen e një talenti me të ardhme të sigurt.

Kubo ishte pjesë e akademisë së Barcelonës nga 9 deri në 13 vjeç, por iu desh të kthehej në shtëpi kur klubi spanjoll u shpall fajtor për shkeljet e transferimit të të rinjve.

Kubo luajti 13 ndeshje për FC Tokyo në kampionatin japonez që nisi në shkurt 2019, duke shënuar katër gola në 19 ndeshje.

Për shkak të edukimit të Kubos në Barcelonë, nuk ka duket se do të ketë barrierë gjuhësore për përshtatjen e adoleshentit te Reali.