Drejtuesi i Interit në Londër, do vëzhgojë yllin e Manchester Cityt në sfidën me Tottenhamin

414
Sigal

Interi duket se ka një objektiv për verën. Piero Ausilio do të jetë ditën e sotme në Londër për të ndjekur takimin mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt.

Objektivi i tij është vëzhgojë nga afër lojën e Ilkai Gyndogan. Kontrata e futbollistit skadon në fundin e sezonit dhe ai mund të mbërrijë në Milano me parametra zero.

Për të interesohen edhe nga Gjermania dhe pikërisht Bayern Munchen.

Kujtojmë se sezonin e kaluar Guardiola refuzoi edhe një shifër prej 60 milionë eurosh për mesfushorin, duke deklaruar madje se është i pashitshëm.

Interi kërkon të ketë një mesfushor me cilësi të larta teknike dhe gjuetia për ta sjellë në Milano ka nisur.