Drejtoria e Policisë së Shtetit, konkretizon masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri – Serbi

386
Drejtori i Pergjithshem per Sigurine Drejtues i Larte Altin Qato mblodhi sot grupin e drejtimit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit për konkretizimin e masave për ndeshjen Shqipëri – Serbi. Janë 1500 punonjës policie që do të angazhohen për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Serbi që do të mbahet më 8 tetor në “Elbasan Arena”. Të gjitha lokalet që ndodhen në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Në të gjitha ballkonet, ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë pjestarë të familjes. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 8 Tetor 2015, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit. Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium. Nuk do të lejohen të kenë me vete sende të forta, shishe (të cfarëdolloji) fishekzjarre, monedha apo metale (të cfarëdolloji)
Sigal