Drejtori sportiv i Barcelonës: Unë e binda Ancelotti-n t’i bashkohej Napolit

574
Sigal

Ariedo Braida, drejtori sportiv i Barcelonës, ka zbuluar një prapaskenë të firmosjes së befasishme të bashkëpunimit mes Napolit dhe Carlo Ancelotti-t.

Braida është ish-drejtori i Milan i cili nga viti 2001 deri në 2009 bashkëpunoi me Ancelotti-n për periudhën e suksesshme të “djallit”, kur u fitua një ‘Scudetto’ dhe dy herë ‘Champions League’.

72-vjeçari në një intervistë të fundit ka deklaruar se Napoli dhe Ancelotti për momentin janë të duhurit për njëri-tjetrin.

Braida

“Donnarumma te Barça? Absolutisht që jo, kemi dy portierë shumë të mirë dhe jemi të kënaqur me ta,” shprehet ai për Sport.

“Si Cillessen dhe Ter Stegen janë titullarë në përfaqësueset e tyre dhe kanë kaluar një sezon fantastik. Nuk kemi nevojë për një portier tjetër.

Rafinha tek Inter? Gjithçka është e mundur në këtë merkato vere. Negociatat kurrë nuk kanë të sosur në futboll.

Ancelotti te Napoli? Nuk më befasoi. Ai është miku im dhe isha unë që i thashë se ishte klubi i duhur për të.”