Drejtori i përgjithshëm i FK Erzeni, Hoxha: Ne nuk tolerojmë!

868
Skuadra e Erzenit ka pësuar dy humbje radhazi gjatë fazës së dytë, dhe për këtë situatë, tifozët kanë aluduar për tolerim nga skuadra e tyre. Por, për gazetën “Telegraf”, këtë version e ka hedhur poshtë Drejtori i Përgjithshëm i klubit të futbollit shijakas, Astrit Hoxha, i cili për gazetën “Telegraf”, dje deklaroi se reagimet e tifozëve nuk janë normale. “Ne këtu në Shijak e kemi theksuar që kur filluam punën tonë me stafin e ri, se tek Erzeni nuk merren me mend arsyetime të tilla për pazare ndeshjesh, shitje apo lëshime”, kështu deklaroi dje drejtori Hoxha, i cili më shumë kërkon që, tifozeria të fokusohet te mbështetja që ajo duhet ti japë skuadrës në çdo ndeshje. “Ne si klub, i kemi dhënë një mesazh miqësor tifozersë tonë, sepse ajo duhet që të luajë rolin si mbështetëse e lojës së Erzenit, siç e ka pasur gjithmonë në traditën e saj. Ndërsa nuk e kemi thënë në asnjë rast se ne do të hyjmë në Superiore, kjo do të ishte utopi, në vazhdimësi as nuk do të mendohet se skuadra jonë do të tolerojë në ndeshje”. Në javën e parë të fazës së tretë, Erzeni pret Egnatian e Rrogozhinës, një “derbi” më vete ky për vendin e dytë në grupin e skuadrave që luftojnë ngjitjen në Kategorinë Superiore.

GRUPI A
Grupi A/ Paly-off
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Besëlidhja-Kastrioti 14:00
Erzeni-Egnatia 14:00
Dinamo pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 22 pikë
2. Egnatia 15 pikë
3. Erzeni 13 pikë
4. Besëlidhja 12 pikë
5. Dinamo 12 pikë

Grupi A/ Play-out
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 10 mars 2018
Vllaznia B-Korabi 14:00
Tërbuni-Besa 14:00
Burreli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Korabi 12 pikë
2. Besa 11 pikë
3. Tërbuni 10 pikë
4. Vllaznia B 10 pikë
5. Burreli 10 pikë
Faza e tretë
Grupi B/ Paly-off
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 11 mars 2018
Pogradeci-Tirana 14:00
Apolonia-Bylis 14:00 
Tomori (pushim)

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Tirana 23 pikë
2. Bylis 21 pikë
3. Apolonia 16 pikë
4. Pogradeci 14 pikë
5. Tomori 13 pikë

Grupi B/ Play-out
Ndeshjet-Java 19-të
Datë 11 mars 2018
Shkumbini-Iliria 14:00
Turbina-Shënkolli 14:00
Naftëtari (pushim)

RENDITJA
Skuadrat Nd P
6. Iliria 13 pikë
7. Shënkolli 12 pikë
8. Turbina 8 pikë
9. Shkumbini 8 pikë
10. Naftëtari 4 pikë 
Sigal