Dramë për lojtarin e Real Madrid, i gjendet i vdekur familjari

631
Dramë familiare për Gareth Bale. Sipas “Wales Online”, kunati i lojtarit të Real Madrid, Alexander Williams, u gjet i vdekur të mërkurën e kaluar në shtëpinë e prindërve të tij në Penarth, pak kilometra nga Kardif.
Viktima, i moshës 29-vjeçare, ishte partneri i motrës së vogël të futbollistit. Gareth Bale nuk po kalon një moment të mirë si brendave fushave dhe jashtë saj.
Në ndeshjen e fundit me kombëtaren e Uellsit, Bale pësoi dëmtim, i cili do ta mbajë larg fushave për disa kohë, duke zbehur edhe impaktin e tij tek madrielenët.
Kohët e fundit, Bale është edhe në shënjestrën e tifozëve të cilët presin shumë më shumë nga uelsiani.
Sigal