Dortmund-Real, sfidë talentesh

498
Sigal

LIGA E KAMPIONEVE/ Kampionët e Gjermanisë synojnë të përsërin suksesin në grup ndaj gjigantëve spanjollë

Borusia Dortmund dhe Real Madrid, të udhëhequr nga Marko Rojs dhe Krisitiano Ronaldo, do të përballen sot në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Kjo është hera e tretë që, dy klubet do të takohen në kë sezon, me Realin që synon të arrij fitoren e parë kundër gjigantëve gjermanë. Formacionet janë dy nga ekipet me futbollin më argëtues në Europë në këtë sezon dhe takohen një një ndeshje që premton të jetë një nga më intrigueset e komplet kompeticionit. Shumë pak, ndoshta mund të bien dakord që Barcelona, Reali i Madridit, Bajerni i Munihu dhe Borusia e Dortmundit kanë qenë ekipet më të mira në Europë gjatë këtij sezoni. Katër ekipet përfaqësojnë ndryshimin në pushtet ndaj Premier Ligës dhe Serisë A, që e dominuan futbollin europian në një periudhë mbi 20-vjeçare midis fillimi të viteve 1990 dhe fundit të viteve 2000. Filozofia e tyre në klubet e futbollit bazohet më së shumti në akademitë e të rinjve dhe në një sistem trajnimi në secilin vend dhe tani Gjermania e Spanja shikohen si “template” (modele) për t’u ndjekur në futbollin ndërkombëtar. Në vitet e fundit, ekipi i Jurgen Klopit është bërë fener për të gjithë në Europë dhe kjo është e mirë për futbollin. Ata luajnë një lloj futbolli argëtues, që bazohet dukshëm në aftësitë krijuese e lojtarëve të vijës së parë. Ata janë mëshirimi i futbollit modern gjerman më shumë se çdo ekip tjetër. Ditët e pragmatizmit mbi aftësitë duket se janë prej kohësh pjesë e librave të historisë së futbollit. Bajerni ka qenë gjithmonë një klub gjigant, por ai kurrë nuk ka qenë kompetitiv me superklube të tilla si Barça apo Reali. Kjo erë mund të fillojë ndoshta sezonin e ardhshëm me fillimin e punës së ish-trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola. Trajneri i shumëvlerësuar do të marrë skuadrën nga Jup Hejnkes, kur ai tërhiqet në fund të sezonit. Reali dhe Barcelona nuk janë të huaja për këdo që e do futbollin. Të dyja skuadrat janë të lidhura me futbollin argëtues, edhe më parë sesa të fillonte Kupa e Kampioneve në vitin 1955. Ngjitja e Barçës në dominimin e futbollit europian i mori më shumë se 50 vjet qysh nga nisja e kompeticionit, por tani ajo vlerësohet si një nga ekipet më futbollin më të bukur. Bajerni dhe Dortmundi janë duke u rritur si fuqi e madhe në futbollin europian. Ndërkohë që Barça dhe Reali janë dy klube mbretërorë, nuk është çudi që dy skuadrat gjermane t’i rrëzojnë nga froni.

BORUSIA DORTMUND

Pasi shorti e vendosi në grupin më të fortë me kampionët e Spanjës, Anglisë dhe Holandës, Borusia e Dortmundit befasoi këdo, me përjashtim të Jurgen Klopit, me fitimin e grupit në një mënyrë thuajse të lehtë. Ata morën një fitore rutinë kundër Ajaksit në ndeshjen e parë, përpara se të barazonin në Angli me Mançester Sitin në fushën e këtyre të fundit në ndeshjen e dytë. Megjithatë, thuajse të gjithë i konsideronin “autsajder”, por pasi fituan 2-1 kundër Realit të Madridit në Dortmund, u pa qartë se ata ishin favoritët e grupit. Kur të dyja ekipet u përballën në “Bernabeu”, për ndeshjen e ditës së 4-t, ishte Dortmundi ai që dominoi dhe se kishte mentalitetin e një ndeshjen e të madhe. Goli i barazimit i shënuar nga Mesut Ozili në minutën e 89-të e shpëtoi Realin nga humbja, por barazimi 2-2 i bindi të gjithë se, Dortmundi ishte një ekip serioz. Ata vazhdua me një fitore heroike 4-1 kundër Ajaksit në Amsterdam, për ta mbyllur me një tjetër sukses 1-0 ndaj Mançester Sitit, një ndeshje që ishte se qershiza mbi tortë. Dortmundi barazoi me Shahktar Donteksun në raundin e një të tetave, por kaloi më tej pas fitores bindesë 3-0 në “Vestfalen’, që pasoi barazimin 2-2 në Ukrainë. Trioja e mesfushës sulmuese, Mario Gëtce, Marko Rojs dhe Jakup Blazhzukovski ishte në harmoni të plotë. Duke mos pasur frikë nga askush në çerekfinale, Dortmundi u shortua me ekipin e tretë spanjoll, Malagën. Ndeshja e parë në Spanjë prodhoi në barazim 0-0, por me Borusian që krijoi shumë. Ndeshja e kthimit ishte një nga më kontraversialet dhe më argëtueset e të gjithë kompeticionit. Malaga dominoi në mesfushë dhe udhëhoqi dy herë, ndërkohë golat fitues të Dortmundit u shënuan në minutat 91’ dhe 93’ nga Marko Rojs dhe Felipe Santanën, për të cilat u hapën debate të mëdha, pasi që të dy u shënuan nga pozicione jashtë loje.

REALI I MADRIDIT

Edhe pse grupi D përmbante kampionë nga katër vende, Reali i Madridit shihej nga të gjithë si një nga favoritët më të lehtë për të avancaur më tej. Ata e filluan kompeticionin me një fitore thriller 3-2 ndaj Mançester Sitit në “Bernabeu”, prej së cilës kampionet e Anglisë nuk e morrën më veten. Aleksandar Kolorov e vendosi në avantazh Sitin 2-1 vetëm pesë minuta përpara se Reali të shënonte dy gola në tri minutat përfundimtare me Karim Benzemanë dhe Kristiano Ronaldon. Fitorja 4-1 u pasua nga një 4-1 me Ajaksin, që e futi në rrugë të mbarë ekipin e Murinjos drejt fazës me eliminim direkt. Megjithatë, tri ndeshje radhazi pa asnjë fitore përfshirë dhe humbjen me Borusian e Dortmundit e lanë Realin në vendin e dytë. Pas fitores rutinë 4-1 ndaj Ajaksit në ditën e fundit, Reali pavarësisht se u kualifikua dëshmoi se ishte i thyeshëm. Reali u shortua me Mançester Junaitid në një të 16-tat, një nga çiftet më tërheqëse të asaj faze. Ndeshja vendosi përballë njëri-tjetrit dy rivalë të vjetër, Sër Aleks Fergusonin dhe Zhoze Murinjon, ndërkohë që Kristiano Ronaldo u kthye për herë të parë në klubin që bëri emër. Të dyja ndeshjet ishin taktike, por në të dytën Luis Nani u nxorr jashtë pas një dueli me Alvaro Arbeolën. Luka Modriç shënoi golin e parë, ndërkohë që Ronaldo realizoi një të dytë në një pozicion shumë të volitshëm. Gallatasaraji ishte ekipi që, të gjithë donin të luanin në fazën çerekfinale. Reali fitoi lehtësisht 3-0 në Madrid, por në ndeshjen e kthimit turqit fituan 3-2. Ronaldo shënoi i pari duke e çuar ndeshjen në 4-0, ndërkohë Gallatasaraji sulmoi fort duke shkuar në 3-1. Arbeola u nxor jashtë, ndërkohë që Kristiano Ronaldo tregoi klasin e tij me një gol të shkëlqyer në minutën e 92-të, çka e bëri yllin portugezin edhe shënuesin më të mirë të deritanishëm në Ligën e Kampioneve, me 11 gola në llogarinë e tij.

Lojtari kyç: Marko Rojs

Mjeshtri i mesfushës është një nga praktikuesit më të mirë të mesfushorit-sulmues në Europës në këtë sezon. Ndërkombëtari gjerman është lojtari më krijues në ekipin e Dortmundit edhe është një nga interpretuesit më finë të futbollit modern. Ai gjithashtu është një një lojtar shumë punëtor. Rojs është shumë komod me topin dhe mund të godasë me të dyja këmbët nga çdo pozicion i fushës. Është një driblues magjik. Ai ka qenë i pranishëm në formacionin titullar dhe ka kontribuar me katër gola dhe një asist, statistika këto që nuk tregojnë gjenialitetin e tij krijues. Vetëm kur ju shikoni kontributin e tij të përgjithshëm, me 21 gola dhe 10 asistë në 23 ndeshje, atë e kuptoni se çfaë lojtari i rrezikshëm është Rojs.

Lojtari kyç: Kristiano Ronaldo

Me yllin portugez në ekip, Reali i Madridit ka në gjirin e tij një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave. 28-vjeçari ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe nëse e ka fituar vetëm një herë “Topin e Artë’, ka të bëjë me faktin se po luan në të njëjtën periudhë me Lionel Mesin. Ronaldo ka shënuar 43 gola në 46 ndeshje në këtë sezon, përfshirë 11 gola në 10 ndeshje në Ligën e Kampioneve. Ai ka nevojë edhe për tre gola të tjerë të arrijë rekordin e Mesit, 14. Shpejtësia me të cilën lëviz Ronaldo me topin është e jashtëzakonshme dhe kur ai është brenda zonës apo nga një pozicion i volitshëm, ai është futbollisti më i rrezikshëm në planet. Murinjo e ka bazuar lojën te bashkëpatrioti i tij, por dhe Ronaldo është një lojtar i kompletuar.

Statistikat

– Kristiano Ronaldo është lojtari që e ka goditur më shumë portën në këtë sezon të Ligës së Kampioneve, 49.

– Kristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 11 gola në 10 ndeshje.

– Lojtari më i suksesshëm në pasime i Dortmundit është Ilkaj Gundodagn me 355 pasime të sukseshme në 462 (77%).

–  Borusia e Dortmundit është i vetmi ekipi i pamundur gjatë këtij kompeticioni të Ligës së Kampioneve.

– Kompletimi i përgjithshëm i pasimeve të Dortmundit është 67 për qind. Mesatarja e Realit është 72 për qind.

–  Autogoli Serxho Ramoshit në favor të Mançester Junaitid ishte goli i 6000-të në Ligën e Kampioneve.

Ndeshjet midis dy ekipeve

1997/1998, Gjysmëfinale, 01.04.1998

Real Madrid-Borusia Dortmund   2-0

1997/1998, Gjysmëfinale, 15.04.1998

Borusia Dortmund-Real Madrid   0-0

2002/2003, në grupin C, 19.02.2003

Real Madrid-Borusia Dortmund   2-1

2002/2003, në grupin C, 25.02.2003

Borusia Dortmund     -Real Madrid    1-1

2012/2013, në grupin D, 24.10.2012

Borusia Dortmund-Real Madrid   2-1

2012/2013, në grupin D, 06.11.2012

Real Madrid-Borusia Dortmund   2-2

Bilaci B.Dortmund-Real Madrid

Në Dortmund     3    1    2    0

Në Madrid       3    0    1    2

Total           6    1    3    2

Betejat kyçe

Ndërsa Borusia Dortmund dhe Reali i Madridit përgatiten për ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale (sot), le të analizojmë tre betejat kyçe, që ka mundësi edhe të vendosin fatin e çiftit.

KRISTIANO RONALDO-NEVEN SUBOTIÇ

Rreziku më i madh për Dortmundin nuk ka nevojë për prezantim. Kristiano Ronaldo mund ta kishte lënë në hije futbollin spanjoll dhe atë botëror, nëse nuk do të ishte Lionel Mesi, por statistikat e portugezit janë të mahnitshme. Këtë sezon ai ka shënuar 11 gola në 45 ndeshje për Madridit, 11 në 10 ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe ka një mesatare prej më shumë se një gol për ndeshje në karrierën e tij me gjigantët e Primera Divizionit. Rreziku i Ronaldos mund të vijë nga krahët, ku ai mund ta godasë vazhdimisht Dortmundin, por ai do të ketë të bëjë me ndërkombëtarin serb, Neven Subotiç. 24-vjeçari ka qenë një nga mbrojtësit që ka bërë më shumë përshtypje në futbollin gjerman në pesë vitet e fundit dhe tashmë është i lidhur me një transferim me Çelsin dhe Mançester Sitin.

MARIO GËCE-KSABI ALONSO

Dortmundi duhet ta lërë pas keqardhjen e lajmit se, ylli i mesfushës Mario Gëce do ta lërë klubin në verë për t’u bashkuar me Bajernin e Munihut. Kampionët e Gjermanisë do të përfitojnë 37 milionë euro që, e bëjnë fantazistin 20-vjeçar lojtarin më të shtrenjtë gjerman në histori. Mund të flitet shumë për Gëcen dhe për rolin e tij te Dortmundi, si krijues dhe golashënues. Trajneri i Realit, Murinjo, e ka të qartë rrezkishmërin e tij, ndërkohë që përballë Gëces do të jetë ish-mesfushori i Liverpulit, Ksabi Alonso, pasimet e të cilit nga thellësia janë shumë të rëndësishme për formacionin e trajnerit portugez. Alonso është një lojtar me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe ajo do të vlejë shumë përballë gjigantëve gjermanë.

JAKUB BLAZHCZIKOVSKI-FABIO KOENTRAO

Anësori i djathtë Jakub Blazhzikovisi është prej një kohe të gjatë një prej lojtarëve më me influencë te Dortmundi. Kapiteni i Polonisë pëlqen të ndërmarrë inkursione dhe të gjuajë nga jashtë zonës, çka e bëri atë verën e kaluar të ishte në listën e gjatë prej 32 lojtarësh të UEFA-s në garën për lojtarin më të mirë në Europë. Po kështu, në atë listë ishte dhe mbrojtësi i majtë i Realit të Madridit, Fabio Koentrao, i pajisur edhe ky me aftësi shpërthyese, çka do të thotë që do të shohim një duel të jashtëzakonshëm midis këtyre dy lojtarëve. Murinjo e ka përdorur ndërkombëtarin portugez vetëm në ndeshjet e Ligës së Kampioneve në javët e fundit, çka do të thotë se ai do të jetë plot energji për të dhënë maksimumin e tij në krahun e majtë.