Dortmund bën një hap mbrapa, mundet nga Augsburgu

443
Sigal

Borusia Dortmund ka bërë një hap mbrapa në luftën për titull kampion. Skuadra kryesuese në Gjermani është mposhtur nga Augsburgu me rezultat 2-1.

Dormtund luante përballë një ekipi të përfshirë në luftën për mbijetesë dhe sigurisht që kishte shpresa për një rezultat të mirë në duelin ku ishte favorit. Por koreani Ji ndëshkoi prapavijën e kryeseve të Bundesligës në çdo rast që iu shfaq duke dërguar topin në rrjetë si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën.

Alcacer ka shënuar golin e nderit për miqtë. Bajern Mynih, nëse fiton ndaj Borusia Mynshengladbah, të shtunën ka mundësinë që të arrijë në të njëjtën kuotë pikësh Dortmundin, në një kampionat i cili deri pak javë më parë dukej se ishte vulosur dhe do t’i shkonte skuadrës së Favre.