Dopingu i Romelës dorëheq Presidentin e FSHP-së

669
Ndoshta e zgjati pak dorëheqjen e tij Elez Gjoza, si President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pas analizave se peshëngritësja Romela Begaj, Kampione Bote një muaj më parë, rezultoi në Testin A se kishte përdorur substanca të ndaluara, doping. Këtë lajm vetë Gjoza e bëri publik në media, pasi u Gjoza u sulmua nga shumë njerëz të sportit, të cilët e etiketuan atë si fajtorin kryesor në skandalin e dopingut. “Federata është e shqiptarëve, federata nuk është e Presidentit dhe as e anëtarëve të kryesisë. Kjo federatë me të mirat dhe të këqijat e veta ka shkëlqyer, por edhe s’ka shkëlqyer, të edukojë brezat e rinj të sportistëve, se ajo medalje e marrë pa të drejtë nuk ju takon”, kështu është shprehur dje Elez Gjoza për Balkanweb, ndërsa Presidenti i përkohshëm pas largimit të tij do të jetë Gudar Beqiraj.
Sigal