Doping në futbollin italian

578
Doping në Serie A. Lojtari i Cagliari, Joao Pedro rezultoi pozitiv në kontrollin e kryer në përfundim të ndeshjes me Sassuolo e luajtur më 11 Shkurt në Rexhio Emilia.
Mesfushori brazilian rrezikon një pezullim nga Komisioni i Antidopingut. Joao Pedro ishte titullar në sfidën që përfundoi 0 – 0. Një goditje për Cagliari që humbet një nga lojtarët më të mirë të ekipit me 5 gola të realizuar në këtë sezon në Serie A.
Me Joao Pedro shkon në dy numri i futbollistëve me doping. Kapiteni i Benevento, Fabio Lucioni rezultoi pozitiv në kontrollin e kryer pas sfidës së 10 Shtatorit me Torino.
Ai u skualifikua për 1 vit pas vendimit të Komisionit të Antidopingut në muajin Janar. Sëbashku me Lucioni u ndëshkua me 4 vite pezullim edhe mjeku i ekipit.
Sigal